Serbia voton të dielën, studentët sfidojnë partinë e Vuçiçit me 250 kandidatë! Ekspertët: Garë e ngushtë, rrezik edhe për trazira pas zgjedhjeve
Pas dy vitesh protesta, studentët në Serbi po përgatiten të sfidojnë Aleksandar Vuçiçin në zgjedhjet parlamentare të së dielës, në atë që konsiderohet sfida më serioze për të gjatë 12 viteve të tij në pushtet, të karakterizuara nga një qeverisje gjithnjë e më autoritare. Sipas The Guardian, lëvizja studentore, e organizuar në një forcë zgjedhore të quajtur “Lista Studentore”, do të garojë me 250 kandidatë, me synimin për t’i dhënë fund kontrollit të Vuçiçit mbi politikën serbe. Studentët shpresojnë të përsërisin humbjen që pësoi gjashtë muaj më parë në Hungarinë fqinje aleati i Vuçiçit, Viktor Orban. Një rezultat i tillë mund të sillte një efekt domino dhe një ringjallje demokratike në Europën Qendrore. Sondazhet kanë dhënë rezultate shumë të ndryshme, por shumë ekspertë vlerësojnë se...
Burimi:
javanews.al