Serbia pritet ta varrosë me nderime shtetërore të dënuarin për gjenocid, Ratko Mlladiq

Serbia pritet ta varrosë me nderime shtetërore të dënuarin për gjenocid, Ratko Mlladiq

Arkivoli i Mlladiqit, i cili vdiq më 27 gusht në Hagë, u ekspozua në Kishën e Shën Lukës në Beograd, 7 shtator 2026. Ish-komandanti i Ushtrisë së Republikës Sërpska, Ratko Mlladiq, i dënuar nga Tribunali i Hagës për gjenocid dhe krime të tjera të luftës në Bosnje dhe Hercegovinë, do të varroset sot në Beograd, me nderime të paralajmëruara ushtarake dhe shtetërore. Arkivoli i Mlladiqit, i cili vdiq më 27 gusht në Hagë, derisa vuante dënimin me burgim të përjetshëm, u ekspozua në Kishën e Shën Lukës. Mediat serbe raportuan më herët se ceremoninë mortore do ta udhëheqë kreu i Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije. Mijëra njerëz janë duke pritur në radhë para kishës për t’i bërë nderime, ndërsa disa prej tyre mbajnë bluza me portretin...