Serbia nuk ndahet nga e kaluara e përgjakshme/ Mlladiç varroset si ‘hero’, pavarësisht dënimit për gjenocid

Serbia nuk ndahet nga e kaluara e përgjakshme/ Mlladiç varroset si ‘hero’, pavarësisht dënimit për gjenocid

Arkivoli i Mlladiçit, i cili vdiq më 27 gusht në Hagë, derisa vuante dënimin me burgim të përjetshëm, u ekspozua në Kishën e Shën Lukës. Mediat serbe raportuan më herët se ceremoninë mortore do ta udhëheqë kreu i Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije. Mijëra njerëz janë duke pritur në radhë para kishës për t’i bërë nderime, ndërsa disa prej tyre mbajnë bluza me portretin e kriminelit të dënuar të luftës dhe simbole të formacioneve ushtarake të kohës së luftës. Pranë arkivolit janë duke bërë rojë me radhë veteranë të ish-Ushtrisë së Republikës Sërpska, ndërsa në kishë ndodhen edhe familjarë të Mlladiçit dhe ish-bashkëpunëtorë të tij të afërt. Dënime nga BE-ja dhe SHBA-ja Në varrimin e Mlladiçit nuk pritet të marrë pjesë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç....