Sende të forta dhe lëndë plasëse drejt arbitrave, kryesori Xhaja ndalon ndeshjen Elbasani-Tirana

Sende të forta dhe lëndë plasëse drejt arbitrave, kryesori Xhaja ndalon ndeshjen Elbasani-Tirana

Tirana po udhëheq me shifrat 0-2 në “Elbasan Arena” në një ndeshje e cila po dominohet nga bardheblutë, që kryesojnë 0-2. Ndikuar nga tensionet para përballjes, por edhe nga rezultati, gjatë gjithë ndeshjes ka vijuar hedhja e sendeve të forta dhe lëndëve plasëse në fushë, teksa shënjestër ishin edhe gjyqtarët. Pas tre paralajmërimeve, gjyqtari Juxhin Xhaja ka ndërprerë ndeshjen dhe është futur në dhomat e zhveshjes, deri në një vendim final të përbashkët me delegatin e ndeshjes. Aktualisht skuadrat janë ende në fushën e blertë, pa zgjedhur të futen në tunele. Top Channel