Senatorja Shaheen: Bosnja të largohet nga Rusia dhe ta vazhdojë rrugën drejt BE-së e NATO-s
Senatorja amerikane nga radhët e demokratëve, Jeanne Shaheen, ka thënë të enjten në Sarajevë se shpreson se Bosnje e Hercegovina do të vazhdojë të shikojë drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s, dhe të largohet nga Rusia. Shaheen po qëndron për një vizitë dyditore në Bosnje, gjatë së cilës vizitoi Qendrën Përkujtimore të Srebrenicës dhe u shpall ‘Qytetare Nderi e Sarajevës’. Marrëdhëniet e Rusisë me rajonin ishte një nga temat për të cilat ajo kishte folur edhe më herët. Në një intervistë të mëparshme për Radion Evropa e Lirë, Shaheen tha se Rusia synon destabilizimin e Ballkanit Perëndimor, pasi Moska e sheh këtë rajon si ‘një front të dytë të mundshëm’. Shaheen, demokratja kryesore në Komitetin për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit, prej kohësh paralajmëron edhe për...
Burimi:
syri.net