Senatori amerikan Peters reagon për protestat në Shqipëri: Ndalni agresionin ndaj protestuesve
Senatori demokrat amerikan nga Miçigani, Gary Peters, ka shprehur shqetësimin për përshkallëzimin e situatës në Shqipëri, duke u bërë thirrje autoriteteve të shmangin përdorimin e forcës ndaj protestuesve paqësorë. Përmes një reagimi publik, Peters thekson se palët duhet të angazhohen për uljen e tensioneve dhe parandalimin e episodeve të tjera të dhunës. “Jam thellësisht i shqetësuar nga situata në rritje në Shqipëri. Autoritetet lokale duhet të përmbahen nga agresioni kundër protestuesve paqësorë dhe të gjithë në terren duhet të punojnë për të ulur tensionet dhe për të parandaluar dhunën e mëtejshme”, shkruan senatori amerikan. Peters e lidh shqetësimin e tij edhe me praninë e konsiderueshme të komunitetit shqiptaro-amerikan në Miçigan, duke nënvizuar se zhvillimet në Shqipëri prekin drejtpërdrejt shumë banorë të këtij shteti amerikan. “Michigani...
Burimi:
gijotina.com