Senatorët republikanë dhe demokratë i drejtohen Trump: Mos e fto Putin në Miami, shqetësim serioz!

Senatorët republikanë dhe demokratë i drejtohen Trump: Mos e fto Putin në Miami, shqetësim serioz!

Një grup prej 14 senatorësh amerikanë, nga radhët e të dyja partive kryesore, i kanë kërkuar presidentit Donald Trump të tërheqë ftesën për presidentin rus, Vladimir Putin në samitin e G20-s që do të mbahet në Miami. Në një letër drejtuar Trumpit, senatorët argumentojnë se pjesëmarrja e Putinit në samit do t’i jepte legjitimitet luftës së Rusisë kundër Ukrainës. Ata theksuan se Putin mban përgjegjësi për nisjen e pushtimit në shkallë të gjerë të Ukrainës dhe shprehën shqetësim për pjesëmarrjen e tij në një takim ndërkombëtar, ndërsa Rusia vazhdon sulmet ndaj civilëve ukrainas. Sipas senatorëve, lejimi i Putinit të marrë pjesë në samit në këto rrethana ngre “shqetësime serioze”. Letra u drejtua nga kryetari i Komitetit të Senatit për Shërbimet e Armatosura, Roger Wicker, republikan,...