Semenyo gati të bëjë liderin te City: Nuk e kam problem të udhëheq sulmin nëse duhet

Semenyo gati të bëjë liderin te City: Nuk e kam problem të udhëheq sulmin nëse duhet

Antoine Semenyo është gati të marrë përsipër sfidën e udhëheqjes së sulmit të Manchester City nëse do të jetë e nevojshme. Futbollisti i kombëtares së Ganës tregoi aftësitë e tij para portës me dy goditje të sakta në fitoren emocionuese 5-3 të “citizens” ndaj Sunderland në Premier League, të dielën. Lëvizjet e klubit në merkaton e verës kanë lënë skuadrën pa një zëvendësues të qartë për Haaland, në rast se norvegjezi humbet ndonjë ndeshje. Trajneri Enzo Maresca e ka identifikuar anësorin Semenyo si alternativën më të përshtatshme dhe 26-vjeçari do të ishte i lumtur ta merrte përsipër këtë rol. “Kam dëgjuar për këtë çështjen e sulmuesit rezervë. Nuk e di se nga ka ardhur kjo! Por nëse duhet ta bëj, do ta bëj. Nuk e kam problem...