Selin dhe Gimbo me plane drejt martesës? Balerina zbulon datën e dasmës së madhe
Selin Bollati ka rikthyer në vëmendje planet për dasmën me partnerin e saj, DJ Gimbon, gjatë pjesëmarrjes në emisionin “Goca dhe Gra”. E pyetur nga moderatorja Orinda Huta nëse çifti e kishte caktuar datën e martesës apo kishte ndryshuar planet, balerina konfirmoi se ceremonia do të zhvillohet më datë 5. Megjithatë, Selin nuk pranoi të zbulonte muajin dhe vitin, duke lënë ende të paqartë se kur do të mbahet dasma. Gjatë bisedës në studio, moderatoret u përpoqën të mësonin më shumë rreth organizimit të ceremonisë, por fituesja e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania” preferoi ta trajtonte situatën me humor. Ajo bëri shaka edhe me interesimin e vazhdueshëm për datën e martesës, duke sugjeruar që kjo temë mund të kthehej në një serial....
Burimi:
ntv.al