Selena Gomez: Përdorimi i cigareve elektronike më ka ndryshuar zërin

Selena Gomez: Përdorimi i cigareve elektronike më ka ndryshuar zërin

Këngëtarja 34-vjeçare iu drejtua së fundmi rrjeteve sociale për të sqaruar spekulimet në rritje në internet lidhur me faktin se pse zëri i saj tingëllon kaq ndryshe. “Nuk do të mund ta ndryshoj zërin tim,” tha Gomez në një video të postuar në “Instagram Story” të dielën, më 18 tetor. “Kam përdorur shumë nikotinë përmes cigareve elektronike. Është shumë e vështirë ta lësh nikotinën dhe dua t’ju them: nëse po kaloni një situatë të tillë, ose nëse po mendoni të filloni t’i përdorni këto pajisje, thjesht nuk ia vlen,” vazhdoi ajo. “Është diçka vërtet e pamend dhe më ka ndryshuar zërin.” Gomez nuk tregoi se kur filloi t’i përdorte këto pajisje apo për sa kohë e ka bërë këtë. Ajo e mbylli videon duke thënë...