Sekuestrohen mbi 55 mijë euro të fshehura te dritat e makinës në kufi me Malin e Zi, mes tyre edhe lekë shqiptare

Sekuestrohen mbi 55 mijë euro të fshehura te dritat e makinës në kufi me Malin e Zi, mes tyre edhe lekë shqiptare

paratë e sekuestruara MALI I ZI-Mbi 55 mijë euro janë sekuestruar nga autoritetet kufitare në Malin e Zi. Paratë ishin fshehur brenda kornizës së dritës së makinës, me qëllim shmangien e kontrolleve dhe kalimin e tyre përtej kufirit pa u konstatuar. Në total, gjatë kontrollit janë gjetur pesë lloje monedhash. Përveç euros, bëhet fjalë për dollarë kanadezë, dollarë australianë, dollarë amerikanë, paund britanikë dhe lekë shqiptarë. Operacioni është zhvilluar në bashkëpunim mes autoriteteve malazeze dhe Frontex, agjencisë evropiane përgjegjëse për mbështetjen dhe menaxhimin e kufijve të jashtëm të Bashkimit Evropian. Deri në këto momente, autoritetet nuk kanë dhënë detaje mbi origjinën e shumës së parave, kujt i përkasin ato, ndërsa mbetet e paqartë edhe arsyeja konkrete që ka çuar në fshehjen e tyre në automjet. Hetimet vijojnë...