Sekuestrohen 265 kg kanabis dhe 2 mina antitank në Shkodër, 4 të arrestuar dhe 3 në kërkim
Një grup kriminal i dyshuar për prodhimin dhe trafikimin e sasive të mëdha të lëndëve narkotike është goditur nga Policia e Shkodrës, pas një hetimi katërmujor të zhvilluar në drejtimin e Prokurorisë. Në kuadër të megaoperacionit të koduar “Polinomi”, janë sekuestruar 265.4 kilogramë kanabis, dy mina të dyshuara antitank, shtatë telefona celularë dhe gjashtë automjete. Në përfundim të operacionit janë arrestuar katër persona: A. S., 38 vjeç, E. R., 25 vjeç, dhe dy vëllezërit B. K., 56 vjeç, dhe N. K., 52 vjeç. Ata dyshohen për vepra penale që lidhen me prodhimin dhe shitjen e narkotikëve, pastrimin e produkteve të veprës penale dhe, në rastin e 56-vjeçarit, edhe për armëmbajtje pa leje dhe mbajtjen e armëve shpërthyese e municionit. Ndërkohë, janë shpallur në kërkim E....
Burimi:
javanews.al