Sekreti për një tru më të shëndetshëm mund të fshihet te kikirikët, ja çfarë zbuloi studimi

Sekreti për një tru më të shëndetshëm mund të fshihet te kikirikët, ja çfarë zbuloi studimi

Studiuesit në Qendrën Mjekësore të Universitetit të Mastrihtit, në Holandë, kanë zbuluar se konsumimi i përditshëm i kikirikëve të pjekur me lëkurë, pa kripë, mund të ndihmojë në përmirësimin e reagimit ndaj insulinës në disa zona të trurit te personat e moshuar. Studimi, i publikuar në revistën shkencore Food & Function, përfshiu 31 të rritur të shëndetshëm, të moshës 60 deri në 75 vjeç. Atyre iu kërkua të konsumonin çdo ditë 60 gramë kikirikë, ose afërsisht dy racione, për një periudhë prej 16 javësh. Gjatë fazës tjetër të studimit, pjesëmarrësit duhej të shmangnin plotësisht konsumimin e kikirikëve për 16 javë. Më pas, ata kaluan në regjimin tjetër ushqimor, duke u mundësuar studiuesve të krahasonin efektet e të dyja mënyrave të të ushqyerit. Pas 16 javësh,...