Sekretarja e re e shtypit në Shtëpisë së Bardhë pranon se nuk ka kaluar provimin e avokatisë, ankesë ndaj saj në Kaliforni
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Katie Zachariah, ka pranuar se nuk e ka kaluar kurrë provimin e jurisprudencës në Shtetet e Bashkuara, pavarësisht se është prezantuar publikisht si avokate dhe është cilësuar në këtë mënyrë edhe nga presidenti Donald Trump. Gjatë një interviste me komentatorin konservator Jack Posobiec, të enjten, Zachariah konfirmoi se kishte dhënë provimin e avokatisë në Kaliforni në vitin 2011, por nuk e kishte kaluar atë. Ajo shpjegoi se në atë periudhë ishte e përqendruar te martesa dhe zhvendosja në Kinë për shkak të punës së bashkëshortit. Zachariah, e diplomuar në Shkollën e Drejtësisë të Universitetit Pepperdine, tha se nuk i kishte kushtuar shumë rëndësi rezultatit të provimit, pasi sipas saj, nuk kishte nevojë ta kalonte atë për të ushtruar...
Burimi:
javanews.al