Sejko: Besueshmëria e bankave qendrore kyçe për stabilitetin, Shqipëria vijon përafrimin me BE-në
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka vënë theksin te rëndësia e besueshmërisë së bankave qendrore dhe politikave të qëndrueshme monetare, gjatë pjesëmarrjes në konferencën e organizuar nga Banka Qendrore e Malit të Zi në kuadër të 25-vjetorit të themelimit të saj. Në aktivitetin ku morën pjesë drejtues dhe ekspertë të bankave qendrore të rajonit, Sejko foli për sfidat që lidhen me ruajtjen e stabilitetit monetar, forcimin e institucioneve dhe procesin e integrimit evropian. Sipas guvernatorit, besueshmëria e bankave qendrore është një prej faktorëve kryesorë për ankorimin e pritjeve të publikut dhe zbatimin efektiv të politikës monetare. “Besueshmëria e bankave qendrore është një element thelbësor për forcimin e institucioneve dhe zbatimin sa më efektiv të politikës monetare”, u shpreh Sejko. Ai theksoi se përvoja...
Burimi:
kohajone.com