“Secili pushtet në vendin e vet”, Gogu: Kuvendi humbi afatin, por zgjidhja për pagat bëhet me ligj

“Secili pushtet në vendin e vet”, Gogu: Kuvendi humbi afatin, por zgjidhja për pagat bëhet me ligj

Ministri i Drejtësisë Toni Gogu pranoi sot në Kuvend përgjegjësinë e procesit ligjvënës për mosrespektimin e afatit të 31 korrikut për pagat e magjistratëve, por theksoi se vonesa e Kuvendit nuk mund të ndryshojë ndarjen kushtetuese të kompetencave mes pushteteve. “Kuvendi e humbi afatin e 31 korrikut. Këtë nuk e mbroj dhe nuk do të mundohem ta mbroj. Por vonesa e Kuvendit ishte shkelje e një afati. Përgjigjja ndaj saj nuk mund të jetë shkelje e parimit të ndarjes së pushteteve”, deklaroi Gogu. Ministri tha se debati nuk duhet reduktuar te niveli i pagës së gjyqtarëve, por te mënyra kushtetuese me të cilën ajo përcaktohet. “Pyetja nuk është sa duhet të marrë një gjyqtar. Pyetja është kush e vendos sa merr. Dhe përgjigjen nuk e...