Sayed Mosawi shpallet kampion bote në muaythai, mbron ngjyrat e Kosovës

Sayed Mosawi shpallet kampion bote në muaythai, mbron ngjyrat e Kosovës

11 September, 2026 - 17:30 Garuesi i Kosovës në muaythai, Sayed Mosawi, është shpallur kampion bote në kategorinë e seniorëve në Kampionatin Botëror të IFMA-së, i cili po zhvillohet në Deçan dhe organizohet nga Federata e Muaythait të Kosovës. Ky është një sukses i veçantë për Mosawin, i cili tashmë përfaqëson Republikën e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Me prejardhje nga Afganistani dhe i rritur në Suedi, ku edhe zhvilloi karrierën e tij sportive, Mosawi tashmë është shtetas i Kosovës dhe garon për ekipin kosovar të muaythait. Përveç titullit të kampionit të botës të fituar nga Mosawi, Kosova siguroi edhe tri medalje të bronzta në këtë kampionat. Në podium u ngjitën Domenik Nrecaj, Arjan Hajdari dhe Elton Shyti. Kampionati Botëror i IFMA-së në Deçan ka mbledhur...