“Sarajevo Saga” e Stefan Çapalikut, e përkthyer nga Vlora Konushevci, promovohet në dy aktivitete në Londër

“Sarajevo Saga” e Stefan Çapalikut, e përkthyer nga Vlora Konushevci, promovohet në dy aktivitete në Londër

Romani “Sarajevo Saga” i shkrimtarit Stefan Çapaliku do të prezantohet në dy aktivitete letrare në Londër, më 13 dhe 14 tetor, pas botimit në gjuhën angleze nga shtëpia botuese Istros Books, në përkthimin e Vlora Konushevcit.Aktiviteti i parë do të mbahet të martën, më 13 tetor, në EBRD Knowledge Hub, ndërsa të mërkurën, më 14 tetor, romani do të prezantohet në Ambasadën e Shqipërisë në Londër.Botimi në anglisht ka tërhequr vëmendjen e kritikës letrare britanike. Në një recension të publikuar nga “European Literature Network”, në rubrikën RivetingReviews, kritikja Morelle Smith vlerëson aftësinë e Çapalikut për të krijuar atmosferë dhe tension narrativ, duke e përshkruar romanin si një histori rrëmbyese, përcjell KultPlus.Recensioni veçon strukturën e veprës, e cila ndërthur dy periudha kohore përmes kërkimit të shkrimtarit...