Sarajeva tërheq stafin e Ambasadës nga Serbia pas varrimit të Mlladiçit me nderime shtetërore
Ministri i Jashtëm i Bosnje e Hercegovinës, Ellmedin Konakoviç, njoftoi të hënën se pothuajse i gjithë personeli diplomatik i Ambasadës së Bosnjës në Serbi do të tërhiqet, si përgjigje ndaj veprimeve të zyrtarëve serbë pas vdekjes dhe varrimit të kriminelit të dënuar të luftës, Ratko Mlladiç. Konakoviç tha se në Beograd mund të mbeten vetëm ambasadori dhe konsulli, pasi për emërimin dhe shkarkimin e tyre vendos Presidenca e Bosnjës, ndërsa pjesa tjetër e stafit do të tërhiqet. Sipas tij, shërbimet konsullore pritet të transferohen te ambasadat e Bosnje e Hercegovinës në Zagreb dhe Podgoricë. Ai e arsyetoi vendimin me zhvillimet në Serbi pas vdekjes së Mlladiçit, përfshirë varrimin, ceremoninë përkujtimore dhe mesazhet që janë shfaqur në publik. “Po të mundesha, që sot do t’i ndërprisja...
Burimi:
syri.net