Sapo ishte ulur për kafe, autorët i dolën përpara dhe e qëlluan: si u ekzekutua Artan Murtaj
Detaje të reja dalin nga atentati që tronditi sot Sarandën, ku u vra 44-vjeçari Artan Murtaj, i njohur edhe si “Tani Ruzhdiut”. Sipas të dhënave paraprake nga hetimi, Murtaj sapo ishte ulur për kafe në një lokal pranë kryqëzimit të ish-agjencisë, në një nga zonat qendrore të qytetit. Dy autorët dyshohet se kanë ardhur nga rruga “Lefter Talo” dhe i janë afruar 44-vjeçarit. Ata kanë qëlluar të paktën dy herë me armë zjarri. Në momentin kur ka pikasur autorët, Murtaj dyshohet se ka tentuar të largohet me vrap në drejtim të rrugës “Vangjel Pandi”. Megjithatë, të shtënat kanë vazhduar dhe 44-vjeçari është rrëzuar i pajetë në mes të rrugës. Dyshohet se të dy autorët kanë përdorur armë zjarri. Pas atentatit, ata janë larguar me motor,...
Burimi:
ntv.al