Samiti i NATO-s në Shqipëri afrohet/ Hoxha takim me zyrtaren amerikane

Samiti i NATO-s në Shqipëri afrohet/ Hoxha takim me zyrtaren amerikane

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi një takim me Nënsekretaren amerikane të Shtetit për Çështjet Politike, Allison Hooker, në margjinat e Forumit Strategjik të Bledit. Sipas Hoxhës, takimi ishte vijim i bisedimeve të zhvilluara në Washington gjatë muajit korrik, ndërsa në fokus ishte riafirmimi i partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara. Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, koordinimin mes dy vendeve në kuadër të NATO-s, si dhe për Samitin e ardhshëm të Aleancës që pritet të zhvillohet në Shqipëri. Një tjetër temë e diskutimit ishte situata e sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe zhvillimet e fundit në rajon. Sipas ministrit Hoxha, palët theksuan rëndësinë e vazhdimit të angazhimit për ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë...