Samiti i Berlinit për Ukrainën ku merr pjesë edhe kryeministri Rama, aleatët rrisin presionin diplomatik pas bisedimeve mes APEC

Samiti i Berlinit për Ukrainën ku merr pjesë edhe kryeministri Rama, aleatët rrisin presionin diplomatik pas bisedimeve mes APEC

Aleatët evropianë të Ukrainës, përfshirë edhe Shqipërinë, janë mbledhur këtë të enjte në Berlin në kuadër të takimit të nivelit të lartë të “Koalicionit të të Vullnetshmëve” (Coalition of the Willing), nismës që bashkon vendet mbështetëse të Kievit përballë agresionit rus. Samiti zhvillohet vetëm pak orë pas bisedimeve trepalëshe në samitin e APEC-ut mes presidentëve të SHBA-së, Rusisë dhe Kinës, në një moment kur udhëheqësit evropianë po ushtrojnë presion për të qenë pjesë aktive e procesit të negociatave të mbështetura nga Uashingtoni për përfundimin e luftimeve. Në kryeqytetin gjerman ka mbërritur edhe Kryeministri Edi Rama, i cili është pritur nga kancelari gjerman Friedrich Merz. Kreu i qeverisë shqiptare merr pjesë në këtë takim me ftesë të kancelarit Merz, në një tryezë ku diskutohen çështje kyçe...