Salianji paralajmëron lëvizje pas zgjedhjeve lokale: Berisha është pengesë për rrëzimin e Ramës
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka deklaruar se do të ndërmarrë lëvizje të reja politike për largimin e Sali Berishës nga drejtimi i PD-së, në rast se opozita nuk arrin të fitojë në zgjedhjet e ardhshme vendore. I ftuar në televizionin News 24, Salianji e cilësoi kryetarin e PD-së si pengesën kryesore për arritjen e rrotacionit politik dhe rrëzimin e qeverisë së udhëhequr nga Edi Rama, ndërsa bëri thirrje për bashkimin e të gjitha faktorëve opozitarë përpara përballjes elektorale lokale. “Do të bëj lëvizje dhe përpjekje të tjera nëse PD-ja nuk i fiton zgjedhjet lokale. Unë do të bëj përsëri lëvizje për të larguar Sali Berishën, si pengesën kryesore për të rrëzuar Edi Ramën,” deklaroi Salianji. Ish-deputeti theksoi se deri në ditën e zgjedhjeve...
Burimi:
javanews.al