Salford nderon Mark E. Smith me një mural kushtuar trashëgimisë së tij muzikore
Një mural prej qeramike dhe qelqi, kushtuar Mark E. Smith, themeluesit dhe vokalistit të grupit britanik The Fall, është zbuluar në qytetin e tij të lindjes, Salford, në shenjë nderimi për jetën dhe trashëgiminë e tij artistike. Vepra është realizuar nga artisti Mark Kennedy, mik i afërt i muzikantit, i cili ndërroi jetë më 2018. Murali paraqet Smith-in duke mbajtur një lule të verdhë nën mjekër dhe bazohet në një fotografi që Kennedy kishte realizuar gjatë një shëtitjeje së bashku në parkun Heaton, në Mançester. Kryetari i Salfordit, Paul Dennett, e cilësoi veprën si një homazh për një figurë të rëndësishme të qytetit, në kuadër të festimeve për 100-vjetorin e tij. Ai theksoi se Smith mbetet një ikonë kulturore dhe një pjesë e rëndësishme e...
Burimi:
kultplus.com