Sabri Hamiti/ Formula e pagëzimit: letërsia shqipe
Sabri Hamiti Formula e pagëzimit (1462) Formula e pagëzimit është dokumenti më i vjetër i shkruar shqip i datuar me saktësi. Kryeipeshkvi i Durrësit, imzot Pal Engjëlli (1417–1470) më 8 nëntor 1462 kishte shkruar një Letër qarkore në latinisht (Constitutiones), të cilën e kishte nisur nga Kisha e Shenjtes Trini në Mat. Kishte porositur meshtarët që ta këshillonin popullin që, në rast se kishte rrezik për ta sjellë foshnjën në kishë për ta pagëzuar, këtë gjë mund ta bënin në shtëpi, duke e përdorur formulën liturgjike të pagëzimit. Dokumenti origjinal ndodhet në dorëshkrim në Firencë. Teksti është ky: Vnte’ paghesont premenit Atit et birit et spertit senit. [Un të pagëzonj p’r emënit (t’) Atit e t’birit e t’shpertit shênjtë]. (Rexhep Ismajli) Formula e pagëzimit është formulë e pagëzimit...
Burimi:
kultplus.com