Rusia tërbon Evropën, kërkesa të çmendura gjatë negociatave: Finlanda jashtë NATO-s dhe jo baza të NATO-s në shtetet baltike!

Rusia tërbon Evropën, kërkesa të çmendura gjatë negociatave: Finlanda jashtë NATO-s dhe jo baza të NATO-s në shtetet baltike!

Negociatorët rusë kanë paraqitur kërkesa të gjera për një marrëveshje që synon t’i japë fund luftës në Ukrainë, gjatë bisedimeve në Abu Dhabi. Sipas gazetës gjermane “Bild”, propozimet e Moskës shkojnë përtej territorit ukrainas dhe synojnë krijimin e një “rendi të ri të sigurisë europiane”. Propozimet jozyrtare, të cilat u janë përcjellë përfaqësuesve europianë në Abu Dhabi, përfshijnë kërkesa që Finlanda të largohet nga NATO, si dhe ndalimin e vendosjes së bazave ushtarake të Aleancës në shtetet baltike: Estoni, Letoni dhe Lituani. Sipas raportimit të “Bild”, në këmbim të përfundimit të luftës, Rusia kërkon të mbajë të gjitha territoret ukrainase që aktualisht kontrollon, si dhe të marrë të gjithë rajonin e Donbasit. Kjo do të nënkuptonte që Ukraina të hiqte dorë edhe nga zonat e...