Rusia sulmon Ukrainën me 453 dronë

Rusia sulmon Ukrainën me 453 dronë

Rusia ka lëshuar 453 dronë në drejtim të Ukrainës gjatë sulmeve të natës, sipas Forcave të Armatosura të Ukrainës. Nga këta, 409 u neutralizuan, ndërsa 13 objekte u goditën. Në qytetin e Stryit, në rajonin e Lvivit, pranë kufirit me Poloninë, sulmet me dronë shkaktuan dëme në një ndërtesë shumëkatëshe, një godinë pranë një shkolle dhe objekte pranë një stacioni hekurudhor. Në Izyum, një 26-vjeçare humbi jetën pas shpërthimit të një pajisjeje shpërthyese. Ndërkohë, qyteti i Kharkivit dhe 15 vendbanime të rajonit u përfshinë në sulme, ku mbetën të plagosur tre persona, mes tyre një grua 73-vjeçare. Edhe rajoni i Volynit, në perëndim të Ukrainës, u përball me një sulm masiv që zgjati më shumë se katër orë. Sipas autoriteteve lokale, të paktën pesë persona...