Rusia shkeli hapësirën ajrore të Polonisë, shefi i NATO-s paralajmëron, Rutte: Do të mbrojmë çdo centimetër të territorit polak!
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka rikonfirmuar angazhimin e palëkundur të Aleancës për sigurinë e krahut lindor, gjatë një vizite në Varshavë. Deklarata e tij vjen vetëm një ditë pasi Polonia raportoi se Rusia kishte shkelur hapësirën e saj ajrore me tre objekte, të cilat dyshohet të kenë qenë dy raketa dhe një dron. Duke folur për mediat, siç raportoi të shtunën Agjencia Polake e Shtypit (PAP), kreu i Aleancës dha garanci të plota për sigurinë e vendit anëtar. “Mund të garantoj se NATO do të mbrojë çdo centimetër të territorit polak”, deklaroi Rutte. Ai shtoi se komandanti i forcave të NATO-s në Evropë, Gjenerali Alexus Grynkewich, “do të bënte gjithçka që është e nevojshme për të identifikuar çdo kërcënim ndaj aftësive mbrojtëse...
Burimi:
javanews.al