Rusia i kërkon Japonisë të tërheqë nga territori i saj sistemin raketor amerikan Typhon –
Moska ka kërkuar që Japonia të tërheqë sistemet raketore amerikane Typhon nga territori i saj. Zëdhënësja e ministrisë së jashtme ruse, Maria Zakharova, tha se një notë proteste u dërgua më 3 shtator, ku thuhej se Tokio duhet ta marrë kërkesën shumë seriozisht, sipas mediave vendase. Moska ka protestuar vazhdimisht kundër vendosjes së raketës Typhon gjatë stërvitjeve të përbashkëta këtë muaj midis Japonisë, Australisë dhe SHBA-së, duke u ankuar se ajo përbën një kërcënim për sigurinë ruse. Typhon është një sistem raketash me rreze të mesme veprimi që mund të lëshojë raketa kruz SM-6 dhe Tomahawk. Rusia dhe Japonia kanë pasur përplasje të vazhdueshme në javët e fundit, pas një vizite të rrallë të Vladimir Putinit në një ishull të kontestuar të kontrolluar nga Rusia...
Burimi:
javanews.al