Rusia godet me dronë Kievin, edhe Ukraina i kundërpërgjigjet sulmeve
Rusia ka nisur një valë të re sulmesh ajrore ndaj kryeqytetit ukrainas, Kiev duke përdorur dronë dhe raketa. Sulmet shkaktuan vdekjen e dy personave dhe plagosjen e të paktën dhjetë të tjerëve, ndërsa në disa zona të qytetit shpërthyen zjarre. Sipas autoriteteve ukrainase, mbetjet e raketave dhe dronëve dëmtuan të paktën 14 ndërtesa të larta, një konvikt, një shkollë, një klinikë dhe disa objekte të tjera. Ekipet e emergjencës u angazhuan për shuarjen e zjarreve dhe për ndihmën ndaj të plagosurve. Sulmet ndodhën pak pas largimit nga Kievi të të dërguarve amerikanë për paqen, Jared Kushner dhe Steve Witkoff, të cilët kishin zhvilluar një takim me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky. Vizita ishte pjesë e përpjekjeve të administratës amerikane për të gjetur një zgjidhje diplomatike për...
Burimi:
vizionplus.tv