Rusia gati të rifillojë bisedimet me SHBA-në dhe Ukrainën, ja kur mbahet raundi i ri
Rusia është “e gatshme në parim” të rifillojë bisedimet me SHBA-në dhe Ukrainën për t’i dhënë fund konfliktit, ka deklaruar një nga këshilltarët kryesorë të Vladimir Putinit. Yuriy Ushakov foli pas takimit të Putinit me të dërguarin e posaçëm të presidentit amerikan Donald Trump, Steve Witkoff, në qytetin rus të Shën Petersburgut. Kievi po i bën presion Moskës për rifillimin e menjëhershëm të bisedimeve trepalëshe, të cilat u pezulluan në shkurt. Ushakov tha se një raund i ri bisedimesh mund të zhvillohet muajin e ardhshëm. Witkoff udhëtoi drejt Moskës pasi të hënën u takua me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, si dhe me udhëheqësit e Norvegjisë dhe Finlandës. Ushakov tha se idetë e tyre nuk ishin shumë “të dobishme”. Zyrtarë të lartë nga Rusia, Ukraina dhe...
Burimi:
javanews.al