Rusia dhe Koreja e Veriut zgjerojnë bashkëpunimin, hapin urën e parë rrugore në kufirin mes dy vendeve! Dyshime se çfarë fshihet pas këtij akti
Rusia dhe Koreja e Veriut kanë hapur urën e parë rrugore që lidh drejtpërdrejt dy vendet përgjatë kufirit të tyre të përbashkët, në një tjetër shenjë të forcimit të marrëdhënieve mes Moskës dhe Phenianit. Ura, me gjatësi rreth një kilometër, kalon mbi lumin Tumen dhe lidh Khasanin në Lindjen e Largët të Rusisë me Tumangangun në Korenë e Veriut. Ajo ndodhet në një zonë të largët dhe me popullsi të pakët, pranë bregdetit. Ceremonia e inaugurimit u zhvillua të hënën, ndërsa kryeministri rus, Mikhail Mishustin, mori pjesë përmes videolidhjes. Ai deklaroi se ura e re do të ndihmojë në rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe do të ndikojë në zhvillimin e turizmit, ekonomisë dhe krijimin e vendeve të reja të punës. “Jam i bindur...
Burimi:
javanews.al