Rusia dhe Kina bllokojnë rezolutën e SHBA-së për Iranin –

Rusia dhe Kina bllokojnë rezolutën e SHBA-së për Iranin –

Rusia dhe Kina kanë vënë veton ndaj një rezolute të Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e cila synonte zgjatjen me një vit të mandatit të ekspertëve të pavarur që monitorojnë sanksionet ndaj Iranit lidhur me programin e tij bërthamor. Rezoluta u rrëzua të enjten me 11 vota pro dhe 2 kundër, ndërsa Somalia dhe Pakistani abstenuan. Vetoja e Rusisë dhe Kinës pengon vazhdimin e mekanizmit të posaçëm të mbikëqyrjes, ndërsa vetë sanksionet ndaj Iranit mbeten në fuqi. Sanksionet, të rikthyera më 27 shtator të vitit të kaluar përmes mekanizmit të “snapback”-ut të parashikuar në marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, përfshijnë ngrirjen e aseteve iraniane jashtë vendit, kufizime për marrëveshjet e armëve me Teheranin dhe masa ndaj zhvillimit të programit...