Rusët nuk i ndalin sulmet në Ukrainë, bombardohet rajoni i Odesës, raportohet për të plagosur!
Një tjetër valë sulmes ruse ka prekur Ukrainën. Bëhet e ditur se para bisedimeve në Abu Dhabi, Rusia bombardoi infrastrukturën energjetike të Ukrainës, duke ndërprerë energjinë elektrike në pjesë të mëdha të vendit. Rusët sulmuan infrastrukturën energjetike dhe ndërtesat private të banimit në tre rrethe të rajonit të Zhytomyr. Këtë fakt e ka bërë me dije Vitaliy Bunechko, kreu i administratës ushtarake rajonale të Zhytomyr. Po ashtu, të mërkurën rusët sulmuan Odesën, duke dëmtuar një shtëpi private, një makinë dhe rrugët kryesore. Mediat ukrainase japin të dhëna duke cituar kreun e administratës ushtarake të qytetit, Serhiy Lysak. “Armiku sulmoi Odesën që nga orët e para të mëngjesit. Një shtëpi private, një makinë dhe rruga u dëmtuan. Për fat të mirë, askush nuk u lëndua”, tha...
Burimi:
javanews.al