Rugby për të gjithë, ekspozita fotografike që sjell në pah forcën e një ekipi pa barriera
Një ekspozitë e re fotografike në Bath po tregon historinë e një klubi rugby ku në fushë nuk ka rëndësi aftësia, mosha apo e kaluara sportive. Bath Mixed Ability Rugby bashkon lojtarë me aftësi të ndryshme, persona me aftësi të kufizuara, por edhe ish-rugbyistë që nuk mund të luajnë më në nivelet tradicionale për shkak të dëmtimeve. Klubi u krijua vitin e kaluar, pas bashkimit të dy ekipeve, Walcott Warriors dhe Stothert & Pitt. Sot, lojtarët stërviten së bashku në një fushë në Bristol Road, në Bath, duke e kthyer sportin në një hapësirë ku secili mund të ndihet pjesë e ekipit. Momente nga kjo përvojë janë dokumentuar nga fotografi Jon Taylor, i cili ka ndjekur lojtarët gjatë stërvitjeve dhe ndeshjeve. Fotografitë janë ekspozuar në...
Burimi:
kultplus.com