Rubio akuza të forta Beogradit: Serbia është e përfshirë në çështje potencialisht problematike dhe shpërthyese!

Rubio akuza të forta Beogradit: Serbia është e përfshirë në çështje potencialisht problematike dhe shpërthyese!

Serbia është e përfshirë në “çështje potencialisht problematike dhe shpërthyese”, ka thënë Marco Rubio, sekretari amerikan i Shtetit, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve para largimit nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork më 23 shtator. “Është e qartë se Serbia është e përfshirë në çështje të caktuara që janë potencialisht problematike dhe shpërthyese dhe që tërheqin vëmendjen ndërkombëtare”, theksoi Rubio, pa shpjeguar hollësisht se për cilat çështje bëhej fjalë. Ai shtoi se, sa i përket marrëdhënieve të SHBA-së me Serbinë, Uashingtoni ka një partneritet strategjik me të, të cilin dëshiron ta thellojë. “Ne synojmë ta bëjmë këtë, ndërkohë që njëkohësisht adresojmë problemet e mundshme që mund të shfaqen, për të cilat e di se janë thellësisht të rëndësishme edhe për...