“Ruajtëm paanshmërinë!”- Vendimi i Kushtetueses, reagon Avokati i Popullit, Shabani: U dha përgjigje për çdo pikëpyetjeje mbi procedurën e zgjedhjes
Kërkesa e Partisë Demokratike për emërimin e Avokatit të Popullit, Endrit Shabani është rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese sot. Pas këtij vendimi, ka reaguar edhe vetë kreu i institucionit, Endrit Shabani, i cili shprehet se respekton vendimin e Kushtetueses dhe se i ka dhënë përgjigje çdo pikëpyetjeje mbi procedurën e zgjedhjes. Reagimi: “Avokati i Popullit respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila, me kërkesë të një grupi deputetësh, verifikoi procedurën e ndjekur nga Kuvendi për zgjedhjen e titullarit të institucionit dhe konstatoi se ajo është në përputhje me Kushtetutën. Në këtë çështje, Avokati i Popullit ruajti paanshmërinë ndaj kërkuesve dhe Kuvendit duke mos mbajtur qëndrim për themelin e çështjes dhe duke ia besuar vlerësimin tërësisht Gjykatës, së cilës i përket interpretimi përfundimtar i Kushtetutës. Vendimi i...
Burimi:
javanews.al