Rrugëtimi prekës i krijuesit të Rent nga shënimet e para te suksesi që nuk e shijoi dot kurrë

Rrugëtimi prekës i krijuesit të Rent nga shënimet e para te suksesi që nuk e shijoi dot kurrë

Tridhjetë vjet pas debutimit të “Rent”, shënimet, dorëshkrimet dhe dokumentet e Jonathan Larsonit zbulojnë historinë e brendshme të një prej muzikalëve më të rëndësishëm të teatrit amerikan. Përtej këngëve që u bënë pjesë e repertorit të Broadway-it, këto materiale ruajnë çastet kur idetë morën formë, personazhet fituan thellësi dhe një vizion artistik u shndërrua në një vepër që vazhdon të flasë për dashurinë, humbjen dhe përkatësinë. Në Bibliotekën e Kongresit në Washington, rreth 15 mijë materiale të lëna nga kompozitori dhe libretisti amerikan ofrojnë një vështrim të rrallë mbi procesin e tij krijues. Në prag të koncertit përkujtimor për 30-vjetorin e “Rent”, ku pritet të ribashkohen anëtarë të kastit origjinal, gazetari Matt Stevens, në një artikull për The New York Times, ndalet te katër dokumente...