“Rruga e kokainës” drejt Durrësit, 38 ditë në det, nga Brazili, përmes Marokut e Greqisë

“Rruga e kokainës” drejt Durrësit, 38 ditë në det, nga Brazili, përmes Marokut e Greqisë

Pas katër vitesh në portin e Durrësit u sekuestrua drogë e llojit kokainë. Më 14 shtator 2026 një ngarkesë me mish pule brenda disa kontejnerëve frigoriferikë e nisur nga Brazili dhe e destinuar për Shqipërinë përfundoi në qendër të një hetimi për trafik ndërkombëtar droge. Pasi mbërriti në Portin e Durrësit u zbuluan 41 kilogramë kokainë. Ngarkesa ka kaluar në disa porte dhe është transferuar nga një anije në tjetrën përpara se të mbërrinte në Durrës. Bëhet fjalë për një itinerar detar që ka zgjatur rreth 38 ditë dhe ka përfshirë katër shtete, Brazilin, Marokun, Greqinë dhe në fund Shqipërinë. A2 CNN mëson se kontejneri u ngarkua më 5 gusht në portin e Itajaí-t, në Brazil dhe u nis drejt destinacionit të parë, Portit Tanger...