Rrjeti iranian i sulmeve terroriste në Greqi, takime sekrete në Teheran dhe vende të treta! Rekrutimet e shqiptarëve dhe fshehja e gjurmëve
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga hetimet për shkatërrimin e një rrjeti të dyshuar iranian, i cili dyshohet se po përgatiste një atentat ndaj një shtetasi izraelit në Greqi. Anëtarët e grupit zhvillonin takime të fshehta në vende të treta, përfshirë edhe Iranin, me qëllim koordinimin e operacionit dhe shmangien e vëmendjes së autoriteteve. Shërbimi Informativ Kombëtar i Greqisë (EYP) po heton kontaktet e rrjetit në disa shtete, si dhe lidhjet e tij me persona të dyshuar për bashkëpunim me shërbimet iraniane të inteligjencës. Sipas hetimeve, plani dyshohet se ishte koordinuar nga shtetasi iranian Edris Jahangiri Mavaneh, i cili akuzohet se drejtonte krahun operacional të rrjetit dhe kishte rekrutuar persona me precedentë penalë për të fshehur gjurmët e përfshirjes së mundshme të Teheranit....
Burimi:
javanews.al