‘Rritje’ e gënjeshtërt ekonomike/ Shqipëria nuk prodhon, 70% e rritjes vjen nga administrata dhe taksat

‘Rritje’ e gënjeshtërt ekonomike/ Shqipëria nuk prodhon, 70% e rritjes vjen nga administrata dhe taksat

Ekonomia shqiptare u rrit me 3.61 për qind në tremujorin e dytë të vitit 2026, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT. Rritja ishte e shpërndarë në disa sektorë të ekonomisë, por kontributi më i madh në zgjerimin e PBB-së erdhi nga administrata publike, arsimi dhe shëndetësia, si dhe nga taksat neto mbi produktet. Të dhënat tregojnë se grupi i administratës publike, arsimit dhe shëndetësisë shtoi 1.38 pikë përqindje, ndërsa taksat neto kontribuan me 1.13 pikë përqindje. Së bashku, këto dy komponentë shpjegojnë rreth 70% të rritjes. Edhe sektorë të tjerë si tregtia, transporti, akomodimi dhe shërbimet ushqimore shënuan rritje.  Edhe pse ndërtimi vijon të shënojë rritje, kontributi i tij në PBB ishte më i...