Rritja e çmimit të naftës/ Trump “fajëson” Zelenskyn dhe luftën në Ukrainë

Rritja e çmimit të naftës/ Trump “fajëson” Zelenskyn dhe luftën në Ukrainë

Ukraina ka ndërmarrë një tjetër seri sulmesh gjatë natës ndaj infrastrukturës energjetike ruse. Sipas “The Kyiv Independent”, që citon kanale ukrainase të monitorimit, forcat ukrainase kanë goditur objekte pranë qytetit të pushtuar të Mariupolit, në lindje të Ukrainës, si dhe rezervuarë karburanti në qytetin rus të Taganrogut. Raportime për zjarre dhe shpërthime kanë ardhur edhe nga Soçi, ndërsa Ministria ruse e Mbrojtjes pretendon se gjatë natës ka rrëzuar 399 dronë ukrainas. Sulmet ndaj infrastrukturës energjetike janë kthyer në një nga objektivat kryesore të Ukrainës, në përpjekje për të goditur furnizimin që mbështet aktivitetin ushtarak të Rusisë dhe për të kufizuar kapacitetet e saj të eksportit të energjisë. Sipas raportimeve, sulmet kanë ndikuar edhe në furnizimin me karburant në disa zona. Zhvillimet kanë tërhequr edhe vëmendjen...