Rriten tensionet mes dy vendeve, SHBA ndalon importin e disa mallrave kanadeze

Rriten tensionet mes dy vendeve, SHBA ndalon importin e disa mallrave kanadeze

Lufta tregtare mes Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë po përshkallëzohet, pasi administrata e Presidentit Donald Trump ka vendosur kufizime të reja ndaj importeve kanadeze. Masat e reja prekin një sërë produktesh, përfshirë pijet alkoolike, produktet e qumështit, birrën, verën, motoçikletat dhe disa lloje metalesh. Sipas Shtëpisë së Bardhë, disa prej produkteve do të ndalohen plotësisht nga importi në SHBA, ndërsa për produkte të tjera do të rriten tarifat doganore. Masat e reja pritet të hyjnë në fuqi më 29 shtator. Administrata Trump akuzon Kanadanë se po “diskriminon” bizneset amerikane, duke vendosur kufizime ndaj produkteve amerikane, ndërsa nuk aplikon të njëjtat masa për mallrat që vijnë nga vende të tjera. Në listën e produkteve që do të ndalohen nga importi janë disa produkte të qumështit, përfshirë...