Rriten tensionet? Bullgaria thërret të ngarkuarin me punë të RMV-së lidhur me refuzimin e hyrjes në vend të një deputeti

Rriten tensionet? Bullgaria thërret të ngarkuarin me punë të RMV-së lidhur me refuzimin e hyrjes në vend të një deputeti

Bota E Mërkurë, 30 Shtator 2026 09:07 Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë ka thirrur në Sofje të ngarkuarin me punë të Maqedonisë së Veriut, pas ndalimit në kufi të deputetit bullgar Angel Georgiev. Sipas agjencisë bullgare BTA, Georgiev, i cili drejton Komisionin parlamentar për Politikat ndaj Bullgarëve Jashtë Vendit, nuk u lejua të hynte në Maqedoninë e Veriut më 27 shtator. Deputeti po udhëtonte së bashku me një delegacion parlamentar për të marrë pjesë në një seancë dëgjimore në lidhje me çështjen gjyqësore ndaj shtetases bullgare Iva Mihailova në Koçan. Autoritetet bullgare kanë kërkuar nga Shkupi sqarime lidhur me vendimin, duke vënë në dukje se Georgiev kishte udhëtuar më herët në Maqedoninë e Veriut pa hasur pengesa, për të marrë pjesë në seancat...