Rrëzohet nga skela gjatë punimeve në një banesë në Sarandë, Policia shoqëron pronarin
Rrëzohet nga skela gjatë punimeve në një banesë në Sarandë, Policia shoqëron pronarin Policia njofton se një 55-vjeçar është rrëzuar nga skela teksa po kryente punime në fasadën e një banese në rrugën “Mitat Hoxha”, në Sarandë. Ngjarja është shënuar rreth orës 11:40. I dëmtuari, me inicialet A. A., është transportuar në spitalin e Sarandës dhe më pas me helikopter drejt Tiranës. Në vijim të veprimeve hetimore, pronari i banesës, K. M., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Sarandë, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit, thuhet në njoftimin e Policisë. Saranda Web
Burimi:
shkodraweb.com