Rrëzimi i akuzave për krime kundër njerëzimit, prokurorja West paralajmëron: Do t’i shqyrtojmë me kujdes dhe…

Rrëzimi i akuzave për krime kundër njerëzimit, prokurorja West paralajmëron: Do t’i shqyrtojmë me kujdes dhe…

ish-kreret e uck-prokurorja e specializuar Kimberly West HAGË- Prokurorja e Specializuar, Kimberly West, përshëndeti aktgjykimin ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së. Përmes një deklarate zyrtare, Kimberly West e konsideron një vendim të rëndësishëm dhe të vonuara për viktimat, teksa thekson çështja e ngritur nga Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte të bënte me përgjegjësinë penale individuale dhe nuk vinte në diskutim asnjë narrativë historike. Sa i përket aktakuzës për krime lufte për të cilat trupi gjykues nuk dha dënime, West bëri të ditur se ZPS do të shqyrtojë me kujdes aktgjykimin, veçanërisht 6 pikat e aktakuzës për krime kundër njerëzimit, për të cilat trupi gjykues nuk dha dënime. Deklarata e plotë:  Prokurorja e Specializuar Kimbërli Uest (Kimberly West) mirëpriti aktgjykimin e sotëm në gjyqin ndaj Hashim Thaçit, Kadri...