“Rrezikojmë të humbim Bashkinë e Tiranës”, Majko kërkon pastrimin e PS, Rama: Skepticizmi yt më motivon
Në Asamblenë Kombëtare Socialiste, ish-kryeministri Pandeli Majko ka mbajtur një fjalë duke kërkuar pastrimin e PS-së nga ata persona me lidhje të papërshtatshme me botën e krimit të organizuar dhe ka kërkuar një kandidaturë serioze për Bashkinë e Tiranës. Një burim nga asambleja i tha gazetarit të Top Channel, Muhamed Veliu, se zoti Majko ka shkëmbyer batuta me Ramën gjatë fjalës, por e ka vënë theksin tek pasja e një Partie Socialiste të shëndetshme. Majko citohet të ketë deklaruar se: “Duhet të marrim në konsideratë edhe çfarë mund të bëjë SPAK deri në maj, kur janë zgjedhjet lokale. Ish-kryeministri socialist ka qenë i drejtpërdrejtë në kërkesën adresuar Ramës dhe Asamblesë. “Kush nga anëtarët e familjes tonë kanë pasur kontakte të papërshtatshme me krimin e organizuar...
Burimi:
javanews.al