Rrezikoi të mbytej duke kaluar lumin e Devollit në mesnatë, zjarrfikësit shpëtojnë të riun në Gramsh!

Rrezikoi të mbytej duke kaluar lumin e Devollit në mesnatë, zjarrfikësit shpëtojnë të riun në Gramsh!

Një i ri është shpëtuar mbrëmjen e djeshme nga lumi Devoll në Gramsh, pasi mbeti i bllokuar në mes të rrjedhës teksa tentonte të kalonte nga fshati Menkollar drejt Kodovjatit. Ngjarja ndodhi rreth mesnatës, ndërsa ndërhyrja e shpejtë e shërbimit zjarrfikës bëri të mundur nxjerrjen e tij shëndoshë e mirë nga lumi. Njoftimi i policisë: “Mbrëmjen e djeshme, rreth mesnatës, Shërbimi Zjarrfikës i Gramshit ka ndërmarrë një operacion të shpejtë shpëtimi për nxjerrjen nga rreziku të një të riu me inicialet E.Ç., i cili mbeti i bllokuar në mesin e lumit Devoll. ​I riu po tentonte të kalonte lumin nga fshati Menkollar (Njësia Administrative Skënderbegas) në drejtim të fshatit Kodovjat (Njësia Administrative Kodovjat), kur u pamundësua nga rrjedha dhe u bllokua në mes të ujit....