Rrezik për përmbytje dhe rrëshqitje dherash, IGJEO ngre alarmin për disa qarqe të vendit

Rrezik për përmbytje dhe rrëshqitje dherash, IGJEO ngre alarmin për disa qarqe të vendit

FOTO TIRANË- Moti i paqëndrueshëm pritet të përfshijë disa qarqe të vendit me reshje shiu që në zona të caktuara do të shoqërohen me shtrëngata dhe erëra të forta. Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron për rrezik nga vërshimet e lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitjet e dherave kryesisht në veri të vendit. Shkodra, Kukësi dhe Lezha paraqiten si qarqet më të ekspozuara ndaj këtyre fenomeneve. Ndërkohë, përmbytje të lokalizuara mund të regjistrohen edhe në zonat urbane të Shkodrës, Kukësit, Lezhës, Durrësit dhe Elbasanit në varësi të kapacitetit të rrjetit të kanalizimeve. Sipas parashikimit të IGJEO- s reshjet mesatare deri lokalisht intensive do të përfshijnë Shkodrën, Kukësin, Dibrën, Lezhën, Durrësin, Tiranën dhe Elbasanin ndërsa në Vlorë priten reshje mesatare me shtrëngata. Në qarqet e tjera moti do...