Rrethuan për dy orë Kryeministrinë, arrestohen 14 protestues

Rrethuan për dy orë Kryeministrinë, arrestohen 14 protestues

Një ditë pas protestës para Kryeministrisë, ku protestuesit bllokuan për rreth dy orë hyrjen e godinës policia ka arrestuar 14 persona. Në ditën e 94-të, protesta u shoqërua me disa tensione. Pas grumbullimit në sheshin “Skënderbej”, protestuesit marshuan drejt Kryeministrisë. Më pas, një pjesë e tyre u zhvendosën në rrugicat pas godinës, teksa kryeministri Edi Rama ndodhej në zyrë. Protestuesit u përleshën fizikisht me efektivët e policisë, ndërsa disa prej ‘të vetëshpallurve’ si organizatorë të protestës, mes të cilëve edhe Dritan Goxhaj dhe Arben Kola, përmes megafonit nxisnin të pranishmit që të vijonin të rrinin në godinën e Kryeministrisë. Njoftimi i policisë Tiranë/Kundërshtuan me forcë punonjësit e Policisë dhe bllokuan hyrje-daljet e Kryeministrisë, në kohën kur në këtë institucion të rëndësisë së veçantë ndodheshin personalitete...